-
Phytorelax, Active Age Goji, Set
Seti përmban:
- Krem anti-rrudhë 50ml me Omega 3 dhe 6. Ky produkt këshillohet të përdoret nga mosha 30 vjec e lart. Kremi kryen një trajtim intensiv të rrudhave dhe ju do të ndieni një rigjenerim të lekurës në shumë pak kohë. Aplikojeni kremin në mëngjes dhe në darkë në fytyrë të mirë pastruar duke e masazhuar lehtësisht derisa të përthithet i gjithi nga lëkura. Gjithashtu ky produkt është i përsosur dhe si një bazë make-up.
- Qumësht pastrues 200ml për fytyrën dhe sytë me Omega 3 dhe 6. Ky produkt është shumë efikas në heqjen e make-up dhe të papastertive duke e lënë lëkurën thellësisht të ushqyer dhe rrezatuese. Aplikojeni në fytyrë duke përdorur tamponë për fytyrën dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht nga lëkura. Pastaj shplajeni me ujë të ngrohtë.
-
Phytorelax, Age Defense the Verde, Set
Seti përmban:
- Krem dite 30ml për parandalim e rrudhave në fytyrë dhe në zonën e syve. Këshillohet që ky produkt të fillohet të përdoret nga mosha 20 vjec e lart në mënyrë që të fillohet parandalimi i rrudhave që herët për një efekt më të mirë. Kremi është i përshtatshëm për cdo lloj fytyre. Ky produkt përbëhet nga caji jeshil organik, Omega 3, Omega 6 dhe SPF10 për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme ultraviolet. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë çdo mëngjes para make-up, dhe masazhojeni butësisht. Rinovo aplikimin e kremit gjatë ditës në rast të ekspozimit ndaj rrezeve të forta të diellit.
- Krem 15ml për zonën e syve i cili eleminon qeset dhe rrathët e zinjë poshtë syve. Ky produkt është i përshtatshëm për cdo lloj lëkure dhe përbëhet nga caji jeshil organik, Omega 3 dhe Omega 6.Ideale si në mëngjes për të luftuar sytë e fryrë tipike në mëngjes, dhe në mbrëmje, për të ushqyer lëkurën tuaj, ndërsa ju jeni në gjumë. Aplikojeni rreth konturit të syve me majat e gishtave butësisht.
-
Phytorelax, “Coccole Sublimi” Mandorla, Set
Seti përmban:
- Shampo trupi 200ml i përbërë nga vaji bajameve të ëmbla i cili është një vaj vegjetal, 100% i pastër i cili mbron dhe zbut lëkurën e trupit pa e lënë atë si të yndyrshme. Gjithashtu vaji i bajames është i njohur për parandalimin e plakjes së lëkurës dhe për të kontribuar në rinovimin e saj. Vaji i bajames është mjaft efektiv për parandalimin e shenjave në lëkurë (stretch marks) gjatë periudhë së shtatzanisë.Hidhni një sasi të vogël produkti mbi një sfungjer duke e përhapur në të gjithë trupin dhe pastaj shplajeni.
- Vaj 100ml për fytyrën, trupin dhe floket. Ky produkt përbëhet me vaj natyrale të bajamve të embla dhe vitaminë E. Vaj i ëmbël i bajameve është ideal për mesazhet pa një ndjenjë të yndyrshme, madje edhe për lëkurën shumë delikate të fëmijëve dhe gratë shtatzana.
-
Phytorelax, “Coccole Sublimi” Rosa Mosqueta, Set
Seti përmban:
- Shampo trupi 250ml me vaj natyral trëndafili i cili njihet për efektet e tij të jashtëzakonshme hidratuese, rigjeneruese duke stimuluar ripërtëritjen e indeve të lëkurës. Parandalon plakjen dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Hidhni një sasi të vogël produkti mbi sfungjer, përhapeni në të gjithë trupin duke e masazhuar dhe pastaj shplajeni trupin.
- Vaj 100ml për fytyrën, trupin dhe floket. Ky produkt përbëhet me vaj natyrale trëndafili. Vaj i trëndafilit është ideal për ushqimin dhe hidratimin dhe të lëkurave më të thata.
-
Phytorelax, “Coccole Sublimi” Argan , Set
Vaji i arganit nxirret nga pema Arganit (Argania spinosa), e cila rritet vetëm në Marokun jugor. Për mijëra vjet, gratë e kanë përdorur atë si një eliksir bukurie. Është një nga mjetet më të njohura kundra plakjes së lëkurës dhe është i çmuar posaçërisht për efektin antioksidues, zbutës dhe hidratues. Ideal për përdorim të përditshëm për të mbrojtur lëkurën nga agjentë të jashtëm si era, smogu dhe ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit.
Seti përmban:
- Vaj për shumë përdorime, me argan dhe vitaminë E në format 100ml. Aplikohet ne floke,trup dhe fytyrë.
- Shampo trupi me vaj argani, 250ml.